Braçe sulmon Fevziun: Për të blerë një nga orët që ka ai duhen 10 vjet punë

Deputeti Erjon Braçe ka komentuar sot debatin në emisionin “Opinion” mes gazetarit Blendi Fevziu dhe ministrit Saimir Tahir. Braçe ndalet në aksesorët e shtrenjtë të gazetarit Fevziu, duke thënë se për të blerë një orë si të tijën duhen 10 vjet punë.

Ai gjithashtu komenton dhe dijeninë që ka Blendi Fevziu për disa operacione sekrete të policisë.

Komenti i plotë i deputetit Braçe në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dua te hapni televizorin dhe te shihni; duart e një gazetari dhe duart e një ministri. Duart bosh te ministrit dhe,  duart ne flori te gazetarit!! Nje apel kam per ata qe jane ende ne shkolle;

Swiss Digital Mobile Reklama

Mos u genjeni, profesioni i gazetarit nuk te ben te pasur; ka mund shume, sakrifica gjithashtu, por para ka pak, aq pak sa per te patur nje ore floriri qe shkelqen kaq, mund tju duhen 10 vjete pune!! Per nje ore! jane disa ne fakt!!

E dyta, dua te kuptoni; siguria kombetare ne kete vend, eshte tmerresisht e rrezikuar per aq sa; nje gazetar si ky,  te jete ne dijeni te menyrave dhe mjeteve konkrete te ndjekjes se organizatave kriminale,  informacione ngushtesisht te rezervuara, por qe i ben keto publike ne tv duke ndihmuar organizatat kriminale te marrin masa e te mbrohen prej policise se shtetit!!

Ky eshte problem i madh!!

E kam bindje qe i gjithe ky sulm eshte teresisht i paguar prej organizatave kriminale te kercenuara nga bashkepunimi mes policise se shtetit shqiptar dhe policise se shtetit italian!! Ka ardhur koha e sulmit mbi hashashin!!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?