Braho: Kamorra e Berishës na zuri në befasi

Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, e cilëson grupin kriminal që vepron në Lazarat, një organizatë mafioze si Kamorra.

Ai thotë se ajo frymëzohet dhe mbështetet nga Berisha dhe Partia Demokratike.

“E kam paralajmëruar edhe më parë këtë skenar dhe ja që na zë në befasi Kamorra berishiane. Është e pajustifikuar toleranca ndaj nxitjes verbale të Berishës, që i bën kriminelëve edhe gjuhës së helmatisur të Lul Bashës, që nxjerr lot krokodili dhe sulmon policinë. Nuk ka dyshim që kanë frymëzim dhe suport politik. Sera kriminale e ndërtuar, të cilën tani e përdor PD e Bashës, nuk po kultivon dot hashash në Lazar, por po rrit e trajnon kontigjentin kriminal për të marrë me çdo çmim Republikën e Hashashit. Kjo tentativë për të ripushtuar Lazaratin ka muaj që po e teston shtetin dhe shenjat kanë qenë të qarta, por mesa dukej po pritej fushata zgjedhore”, ka pohuar Braho.

SHKARKO APP