Braimllari: Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, sjellje prej krimineli

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, deklaron se policia ka ushtruar dhunë ndaj banorëve të “Astir” dhe ish-deputetit të arrestuar Klevis Balliu.

Nga komisariati numër 6 në Tiranë, Braimllari deklaroi për mediat se policia po sillet në mënyrë kriminale ndaj banorëve. Përfaqësuesi i LSI akuzoi direkt kreun e policisë së Tiranës për shkelje ligjore dhe dhënien e urdhrit për ushtrim dhune ndaj protestuesve.

“Drejtori i Policisë së Tiranes, Rebani Jaupaj, sjellje prej krimineli, ushtar i bandave dhe trafikut të drogës. Protestuesit janë dhunuar gjatë shoqërimit. Ndaj Klevis Balliut është ushtruar dhunë nga FNSH. Policia nuk arreston kriminelët dhe banditët por qytetarët”,- tha Braimllari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?