Braimllari: Falenderim për çdo qytetar që mori pjesë në protestën madhështore!

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku falënderon qytetarët për pjesëmarrjen në protestën e djeshme

Jemi të vendosur në rrugën tonë sepse kemi mbështetjen e qytetarëve.-shkruan Braimllari

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Falenderim për çdo qytetar që mori pjesë në protestën madhështore!

Swiss Digital Mobile Reklama

Protesta ishte qytetare dhe masive. Pjesëmarrja e jashtëzakonshme është goditje e rëndë për këdo që tenton të vrasi demokracinë dhe parlamentarizmin.

Rama tallet me ndërkombëtarët.

Përdor çdo mjet për të mbajtur pushtetin e tij të kalbur.

Rama është në grahmat e fundit.

Beteja jonë është për qytetarët, për ti nxjerrë nga varfëria, për hapjen e vendeve të reja të punës, për të kthyer në vend 500 mijë qytetarët e larguar, për Shqipërinë Europiane.

Jemi të vendosur në rrugën tonë sepse kemi mbështetjen e qytetarëve.

#Shqipëriashtëpiajuaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?