Braimllari: Kjo qeveri është shkëputur nga realiteti. Fermerët s’kanë asnjë mbështetje

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ishte sot në zonën e Mokrës, ku ka zhivlluar takime me fermerë dhe blegtorë.

Duke u njohur me shqetësimet e tyre, Braimllari shprehet në një postim në Facebook, se qeveria i ka lënë gjithë fermerët dhe banorët e zonave rurale në mëshirë të fatit.

“Ne Mokren e Poshtme ne Proptisht te Pogradecit ku takuam nga afer banore te zones ne pazarin tradicional te kesaj qendre lokaliteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mungesa e subvencioneve dhe mbeshtetjes ne bujqesi, largimi i te rinjve, mungesa e investimeve per vaditjen jane shqetesimet me madhore te kesaj zone.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo qeveri eshte shkeputur nga realiteti dhe ka harruar njerezit e thjeshte dhe punetore duke i varferuar gjithmone dhe me shume. Investimi ne bujqesi dhe ne agroperpunim, mbeshtetja e te rinjve, hapja e vendeve te reja te punes eshte prioriteti kryesor i LSI. ???”,- shkruan Braimllari në Facebook.

https://www.facebook.com/endritbraimllari/posts/1013967665463115

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?