Braimllari: Konventa e LSI më 25 korrik, moment historik për ridimensionimin e opozitës

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, thotë se konventa e partisë më 25 korrik, do të jetë një moment historik për ridimensionimim e opozitës. ”LSI është në një proces hapjeje ndaj ftojmë të gjithë të ata që duan të kontribuojnë për rrëzimin e këtij pushteti të papërgjegjshem, antiligjor dhe autoktat t’i bashkohen forcës sonë politike”.

Postimi i plotë

Konventa e 25 Korrikut moment historik për ridimensionimin e opozitës, organizimin e LSI në funksion të zgjedhjeve vendore të 2023.

Përgatitja e strukturave të LSI për zgjedhjet vendore dhe evindentimin e përfaqësuesëve dinjitoz për kandidatë në keshillat bashkiak, forcimin e organizatës së LSI dhe hapjen e saj, do të vazhdojë me ritme të shpejta.

LSI është në një proces hapjeje ndaj ftojmë të gjithë të ata që duan të kontribuojnë për rrëzimin e këtij pushteti të papërgjegjshem, antiligjor dhe autoktat t’i bashkohen forcës sonë politike.

LSI është forcë përcaktuese në çdo bashki të vendit!

SHKARKO APP