Braimllari: Mafia vret në mes të Tiranës, ministri mendon vetëm të helmojë fëmijët
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka reaguar për vrajën e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Liqenit Artificial.
Duke e konsideruar si një ngjarje të rëndë, Braimllari shprehet se pasiguria për jetën e qytetarëve është rritur, ndërsa Ministri i Brendshëm nuk merret me rendin, por zgjedhjen e gazit që duhet të përdorë në protestë.
“Vrasje mafioze ne mes te Tiranes, ne zonen me te populluar, aty ku e gjithe Tirana kalon kohen e lire, tek “Parku i Liqenit Artificial”.
Sander Leshaj gjen kohen dhe reagon per protesten qyterare por hesht per vrasjen ne mes te Tiranes. Tirana eshte kthyer ne nje vend te pasigurt sepse Ministrine e Brendshme e drejton nje i paafte i cili nuk kerkon forcimin e sigurise publike por se si te helmoje me gaz femijet dhe qytetaret ne protesta paqësore”,- shkruan Endrit Braimllari në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

