Braimllari: Ministri Lleshaj është bashkëpunëtor i qeverisë së krimit
Takimi i djeshëm i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj me studentët të Universitetit ”Aleksandër Moisiu” në Durrës, u shoqërua me incidente. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar në facebook ndaj sjelljes së ministrit Lleshaj. ”Sandër Lleshi reagon kundër studentëve, kundër qytetarëve që protestojnë tek Unaza e Re, hedh gaz helmues në kundërshtim me ligjin në protestat qytetare por nuk gjen kohën të reagojë për dy vrasje mafioze në mes të Tiranës”, shkruan drejtuesi i lartë i LSI-së.
Postimi i plotë
Sander Lleshi reagon kunder studenteve, kunder qytetareve qe protestojne tek Unaza e Re, hedh gaz helmues ne kundershtim me ligjin ne protestat qytetare por nuk gjene kohen te reagoje per dy vrasje mafioze ne mes te Tiranes.
Ky eshte morali i nje qeverie te degraduar dhe te marre peng. Qytetarin e dobet dhe te varfer e arreston, e mbyt ne gaz helmues, i prish shtepine ne kundershtim me ligjin per te fituar miliona euro Edi Rama, ndersa oligarkun, kriminelin nuk guxon as ti permendi emrin.
Nuk kishim dyshim qe Keshilltari i Sigurise se Kryeministrit, Sander Lleshi ne kohen me te erret te vendit ku dominonte kanabisi, trafiku nderkombetar i drogerave te forta, sot Minister i Brendshem, te ishte ndryshe. Sander Lleshi eshte thjeshte bashkepuntor i qeverise se krimit.
KOHA JONË SONDAZH

