Braimllari në Mazrekë të Korçës: Bujqësia dhe bletaria në mëshirë të fatit!
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ishte ditën e sotme në Mazrekë të Korçës, aty ku zhvilloi disa takime me fermerët e zonës.
Përmes një postimi në Facebook, Braimllari shprehet se bujqësia dhe bletaria janë në mëshirë të fatit dhe se kjo qeveri nuk subvencionon dhe as nuk përkrah fermerët.
“LSI angazhohet për një plan të qartë për bujqësinë. Subvencion të drejtpërdrejtë për çdo kokë bagëti, për çdo koshere blete, për çdo dynym tokë të punuar.” – shkruan Braimllari në postimin e tij.
Më poshtë postimi i plotë i Braimllarit:
Sot në Mazrekë të Korçës ku zhvilluam takime me disa fermerë.
Bujqësia dhe bletaria në mëshirë të fatit. Kjo qeveri nuk subvencionon dhe nuk përkrah fermerët. Qeveria fokusohet tek fasada dhe jo tek shërbimi ndaj qytetarëve.
Çdo ditë e më shumë ky Kryeministër dhe kjo qeveri po shkëputen nga realiteti ku ndodhet vendi.
Shqipëria dhe qytetarët varfërohen dhe kjo qeveri nuk ka asnjë politikë për ta nxjerrë vendin nga varfëria.
LSI angazhohet për një plan të qartë për bujqësinë. Subvencion të drejtpërdrejtë për çdo kokë bagëti, për çdo koshere blete, për çdo dynym tokë të punuar.
Shqipëria shtëpia juaj!

KOHA JONË SONDAZH

