Braimllari në protestë te Drejtoria e Policisë: Arrestoni ministrat e korruptuar, jo qytetarët
Banorët e Astirit janë mbledhur si çdo mbrëmje duke protestuar për anullimin e projektit të Unazës së Re, por ndryshe nga netët e tjera ata kanë nisur marshimin për tek Drejtoria e Policisë së Tiranës. Kjo vjen në një kohë pasi për shkak se mori pjesë në protestën e opozitës, Dorian Protoduari ndodhet në ambjetntet e këtij komisariati prej disa orësh.
Bashkë me banorët në protestë janë dhe drejtues të opozitës. Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari dhe ish-deputeti Klevis Balliu, i kanë cilësuar të paligjshme arrestimet dhe kanë kërkuar nga Policia e Shtetit të mos zbatojë urdhra politikë.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI i bëri thirrje policisë që të lirojë të arrestuarit e Unazës dhe të rinjtë që u ndaluan sot nga policia.
“Sandër Lleshi arreston qytetare te pafajshem qe kerkojne te mbrojne pronen e tyre dhe le te lire Edi Ramën, Damian Gjiknuri që vjedhin hapur 40 milion euro”,- tha Braimllari.
https://www.facebook.com/endritbraimllari/videos/424108661494055/
KOHA JONË SONDAZH

