Braimllari: Nuk ka skemë ushtarake të Lleshajt që shtyp protestën

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari në protestën e ”Unazës së Re”, tha se Kryeministri Edi Rama urdhëron ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshajn dhe policinë të vijë të shtypi protestën. ”Unë kam bindjen maksimale që nuk ka skemë ushtarake e Sandër Lleshaj që të shtypë këtë protestë, sepse protesta popullore, protesta qytetare buron brenda shpirtit tuaj, buron në sakrificën e 28 viteve tuaja, buron në djersën dhe gjakun tuaj për të ndërtuar atë që ju keni më të shtrenjtë, pronën tuaj”,-tha Braimllari.

Prononcimi i plotë

Do doja të falënderoja të gjithë banorët e Unazës së Re për këtë qëndrim historik në protestën e tyre, në protestën e së drejtës së tyre. Sot e shikoni që jeni shumë më shumë, sepse dhe qytetarë të tjerë të Tiranë u janë bashkuar kauzës tuaj. Sepse besojnë që ajo është kauzë e drejtë. Sepse ka të bëjë me pronën që është gjëja më e shtrenjtë e juaja. Sot ka një paradoks në këtë vend. Edi Rama urdhëron Sandër Lleshajn dhe policinë të vijë të shtypi protestën e banorëve të Unazës së Re.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë ato që donin këtu të vidhnin 40 milionë euro, ato që u kapën me presh në dorë nga banorët e Unazës së Re, Edi Rama, Damian Gjiknuri, Afrim Qëndro dhe i gjithë aparati i tyre shtetëror janë të lirë dhe nuk kanë asnjë presion. Sepse Edi Rama shtyp banorët që kanë hall dhe shqetësim që janë të varfër dhe lejon hajdutët e tij të lëvizin të lirë. Sot minimumi duhet të ishte bllokua pasaporta e Edi Ramës, Damian Gjiknurit dhe Afrim Qëndros. Sepse kërkonin që në Unazën e Re të vidhnin 40 milion euro në kurriz të këtyre familjeve. 1300 familje do t’iu prishej shtëpia sepse Edi Rama dhe oligarkia e tij kërkonin të vidhnin 40 milion euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj kauza juaj është e drejtë dhe ndaj sot jeni të shumtë në numër, çka tregon pjesëmarrjen masive sot në Unazën e Re. Tregon që banorët e Unazës janë në të drejtën e tyre. Tregon që djegia e mandateve nga deputetët e opozitës është legjitime, sepse ne nuk mund të rrimë në një Parlament ilegjitim. Ne nuk mund të rrimë në një Parlament ku dominohet nga trafikantët. Ne nuk mund të rrimë në një Parlament ku dominon krimi i organizuar. Në Shqipëri ka rënë parlamentarizmi. Parlamentarizmi i vërtetë jeni ju, qytetarët e ndershëm të këtij vendi që duan të luftojnë për të drejtën e tyre.

Unë kam bindjen maksimale që nuk ka skemë ushtarake e Sandër Lleshaj që të shtypë këtë protestë, sepse protesta popullore, protesta qytetare buron brenda shpirtit tuaj, buron në sakrificën e 28 viteve tuaja, buron në djersën dhe gjakun tuaj për të ndërtuar atë që ju keni më të shtrenjtë, pronën tuaj.

Ndaj, ju bëj thirrje që nesër të jemi të gjithë përpara Parlamentit për të vazhduar protestën qytetare për t’i treguar njëherë e përgjithmonë Edi Ramës, i cili tanimë është në minorancë, i cili tanimë nuk ka legjitimitet të drejtojë një qeveri sepse është i kapur nga krimi i organizuar dhe vullneti i qytetarëve prevalon mbi një kryeministër hajdut dhe kriminel. Ndaj ju ftoj të jemi të gjithë nesër përpara Parlamentit sepse banorë të tjerë nga e gjithë Tirana do të protestojnë për të drejtën e tyre.

Parlamenti nuk është i krimit, nuk është i hajdutëve por është i banorëve, i qytetarëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë që kërkojnë të drejtën e tyre. Unë ju falënderoj për qëndresën tuaj dhe të jeni të bindur që do keni përkrahjen e jashtëzakonshme, jo vetëm tonën por të të gjithë qytetarëve të Tiranës sepse kudo ku shkojmë në çdo lagje, në çdo shtëpi, kudo ku takojmë qytetarë të Tiranës përtej strukturave të partive, janë të bindur që ju keni të drejtë dhe janë me mish dhe me shpirt me ju, sepse kauza juaj është kauza e çdo shqiptari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?