Braimllari: Opozita do destabilitet, PS punon për integrimin në BE! Rama rigjeneroi partinë
Endrit Braimllari, ish-drejtues i strukturave të Partisë së Lirisë (ish-LSI), kandidoi për PS në listën e hapur të Tiranës dhe mori 1900 vota preferenciale. Ai thotë se qëllimi gjatë fushatës që zhvilloi ishte maksimalizimi i votës për PS-në dhe numrin 5 dhe më pas fushata për votat preferenciale.
Ai shpjegoi se jo vetëm u ndje mirë brenda PS-së ku u punua në grup, por nuk pati është luftë të brendshme për vota, teksa u vunë re disiplina, organizimi dhe qëllimi i përbashkët, që ishte rezultati final për mandatet e deputetëve. Në lidhje me opozitën ku dikur bënte pjesë, Braimllari shpjegoi se ata humbën një nga shanset më të mëdha në këto zgjedhje, ku PS u tregua më e aftë për ta përdorur si kartë elektorale, që ishte rigjenerimi i partisë me figura të reja, teksa 53 deputetë do të të jenë të rinj në Kuvend.
“Gjatë gjithë muajit të fushatës u ndjeva pjesë e skuadrës, pati ritmin e vetë, mora një numër votash të pëlqyeshëm, por prioritet ishte maksimalizimi i votës për numrin 5 të PS dhe thirrja ishin për këtë. Sepse sa më shumë vota të merrte PS, aq më shumë mandate përktheheshin dhe më pas ndaheshin në kandidatë. Qëllimi ishte marrja e maksimumit. Mendoj se kam dhënë një kontribut modest, sepse PS është forcë e madhe e organizuar.
Koha ishte e shkurtër, do doja të kisha më shumë vota, gjithsesi i falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe ndihem i vlerësuar. E prisja që PS të kishte rezultat më të mirë në Tiranë se 2021 dhe e kisha parashikuar se do ishte më mirë, ku nga 18 u morën 19 mandate, edhe si pasojë e disiplinës, harmonisë së brendshme dhe maksimalizimit të votave. U mor maksimumi i rezultatit dhe është i kënaqshëm”, tha Braimllari për Report Tv.
KOHA JONË SONDAZH

