Braimllari: Protesta e sotme, protestë kundër varfërisë
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllairi i ftuar në Ora News ka folur në lidhje me protestën e ditës së sotme. I pyetur për protestën e ditës së sotme dhe incidentet mes protestuesve, ai është shprehur se incidentet nuk kanë qenë mes protestuesve, por me disa persona që janë faktuar si provokatorë.
“Nuk ka pasur asnjë incident mes protestuesve. Është skema e poshtër e Edi Ramës që fut provokatorë në turmë dhe provokojnë. Atë e mor shefi i policisë, e futi në makinën e tij. Pra ishte provokatore që e futi Edi Rama për të provokuar protestën. E dini se shumica e atyre që janë provokatorë bëjnë thirrje për tu future në Parlament? Ju bëjnë thirrje turmës të godasin policinë? E kemi paralajmëruar dhe në fakt nuk janë protestuesit ato, të cilët fillojnë përplasjen e parë me policinë, por janë provokatorët e Edi Ramës. 2 janë zbuluar deri më tani dhe mbi qindra prova ka opozita ku eksponentë të policisë të veshur si civil futën në turmë dhe provokojnë protestuesit. Kemi protestën para parlamentit ku një person me flamur amerikan kërkonte të digjte gomat përpara policisë dhe kur e ndaloi oficeri i policisë i nxori portofolin dhe I tregoi dokumentin që ishte oficer policie, pra ishte civil dhe provokonte turmën.
Zonjën sot e patë shumë mirë, në momentin që ne u drejtuam për tek Kryeministria në mënyrë simbolike ku të rinjtë dhe të rejat mbanin piramidën e krimit të Edi Ramës, kjo provokoi, tërhoqi vëmendjen për diku tjetër dhe donte të krijonte tension Brenda turmës dhe doli se ishte efektive e policisë, pra kjo vërteton dhe një herë se Edi Rama fut provokatorë në turmë dhe Edi Rama kërkon që të çojë Shqipërinë në luftë civile, kërkon që të bëjë përplasje të shqiptarëve me shqiptarët, kërkon të përplasë policinë me qytetarët. Të jeni të bindur që në një turmë kaq të madhe është shumë e vështirë të menaxhohet në momentin që ti fut provokatorë policie”,- tha Braimllari.
Gjithashtu Braimllari renditi disa arsye se pse qytetarë kanë dalë dhe do të dalin në protestë, ku është shprehur se: “Qytetarët kanë për të djegur politikën e Edi Ramës, e cila i ka varfëruar shqiptarët në ekstrem. Mbi 500 mijë shqiptarë largohen nga vendi. Sot shqiptarët nuk kanë mundësi jetese në vend. Ne nuk duhet të shikojmë vetëm qendrën e Tiranës, por duhet të shikojmë çfarë ndodh në rrethinat e Tiranës, shkojmë se çfarë ndodh në qytetet e ndryshme të vendit ku fermerët nuk e njohin fare dorën e shtetit, nuk njohin politika që i subvencionojnë dhe ndihmojnë fermerin. Të rinjtë largohen nga vendi se nuk kanë mundësi punësimi. Edi Rama ka kthyer çdo Bashki të vendit, çdo institucion të shtetit në një institucion, i cili përdoret politikisht për interesat e Rilindjes. Ndaj ka ardhur momenti që qytetarët ta djegin këtë politikë, e cila është politikë fatkeqe për këtë vend”.
KOHA JONË SONDAZH

