Braimllari: Qeveria po mashtron banorët e Korçës, asnjë ndihmë

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka denoncuar në një shënim në faqen e tij në facebook mashtrimin e qeverisëpër banorët e Korçës të cilëve iu dëmtuan banëset e tyre nga termeti.

“Një pjesë e banorëve kanë filluar të ndërtojnë me shpenzimet e tyre shtëpitë pasi qeveria e këtij kryeministri mashtrues i la në mëshirë të fatit”.

Ja postimi i plotë i tij:

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama dhe qeveria e tij mashtron banorët e qarkut të Korçës të prekur nga fatkeqësia natyrore.
Nuk ka asnjë masë të marrë nga qeveria për banorët të cilet po përballen me vështirësi të jashtzakonshme.
Vlerësimet po bëhen në mënyrë selektive politike, pa asnjë shpresë për banorët të cilët sot prej më shumë se 40 ditësh po përballen të vetëm me këtë fatkeqësi natyrore.
Një pjesë e banorëve kanë filluar të ndërtojnë me shpenzimet e tyre shtëpitë pasi qeveria e këtij kryeministri mashtrues i la në mëshirë të fatit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?