Braimllari: Qytetarë anë e mbanë vendit i janë drejtuar Kryeministrisë

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari në një intervistë për Shijak TV, ka folur lidhur me protestën e sotme që do të zhvillohet para kryeministrisë në orën 18:00. Braimllari shprehet se qytetarë nga e gjithë Shqipëria i janë drejtuar kryeministrisë, pasi sot vendosin fatin e tyre kundër një Kryeministri antikombëtar.

Sipas Braimllarit pjesëmarrja do jetë masive dhe si kurrë më parë.

“Qytetarë anë e mbanë vendit i janë drejtuar Kryeministrisë. Uragani popullor është i pandalshëm. Nga informacionet që kemi pjesëmarrja do jetë masive dhe si kurrë më parë. Qytetarët tanimë i janë drejtuar Kryeministrisë.  Urrejtja ndaj një Kryeministri që ka varfëruar vendin, ka larguar të rinjtë, ka vrarë shpresën se ky vend mund të bëhet, është i pandalshëm. Protesta është popullore dhe ka të bëjë me ekonominë. Shqiptarët po varfërohen çdo ditë, biznesi po shkatërrohet nga taksat e larta dhe gjobat e Edi Ramës. Siguria publike është në mëshirë të fatit. Cënohet siguria kombëtare duke u sulmuar i vetmi aeroport ndërkombëtar në vend dhe nuk ka asnjë përgjegjës.  Kemi të bëjmë me një qeveri të papërgjegjshme, arrogante, antikombëtare kundër interesit qytetar.
Qytetarët sot vendosin fatin e tyre kundër një Kryeministri antikombëtar”, shprehet Braimllari.

SHKARKO APP