Braimllari: Rama nxit dhunë dhe destabilitet për interesa politikë

Gjatë një takimi me strukturat e LSI në Kolonjë, Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari është shprehur se kryeministri Edi Rama nxit dhunë dhe kërkon destabilitet për interesat e tij politike. Sipas Braimllarit, mosmbajtja e zgjedhjeve më 30 qershor e ka tmerruar Ramën pasi përmes zgjedhjeve moniste do të kërkonte të mbijetonte në pushtetin e tij kriminal.

Reagimi i plotë

Ne takim me strukturat e LSI-se bashkia Kolonje. Edi Rama nxit dhune dhe destabilitet per interesat e tij politike. Edi Rama nepermjet lidhjes se tij me krimin dhe kembenguljes se tij te deshtuar per te mbajtur zgjedhje moniste kerkon te çoje vendin ne destabilet vetem per mbijetesen e tij politike. Edi Rama edhe nje here vendosi interesin personal mbi ate te vendit. Edi Rama po ju tregon qarte te gjithe shqiptareve por edhe nderkombetareve qe eshte ai nxitesi i dhunes dhe qe kerkon konflikt mes shqiptareve sepse vetem ne kete menyre ai mund te zgjase agonin e tij te pushtetit kriminal. Mosmbajtja e zgjedhjeve te 30 qershorit e ka tmerruar Edi Ramen dhe zagaret e tij sepse vetem ne kete menyre duke zhvilluar proces fars, zgjedhje moniste, ai do kerkonte te mbijetonte ne pushtetin e tij kriminal. Zgjedhje me 30 qershor nuk do te kete sepse inreresat kombetare jane mbi ato personale te Edi Rames dhe hajduteve te tij. Beteja jone vazhdon sepse eshte per Shqiperine dhe shqiptaret, per femijet tane, per zhvilimim dhe prosperitetin e vendit

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?