Braimllari: Sot para gjykatës duhet të ishin Edi Rama dhe Sandër Lleshi

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, ka komentuar vendimin e sotëm të gjykatës së Tiranës për lënien në burg të qytarëve të arrestuar në protestën e 13 prillit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braimllari shprehet se, “mbahen në burg protestues të cilët protestojnë për drejtën e tyre dhe lihen të lirë grabitësit shtetëror në Rinas, hajdutët e Unazës së Re, trafikantët e drogës. Sot para gjykatës duhet të ishte Edi Rama dhe Sandër Lleshi, për grabitjen shtetërore në rinas për dhunën dhe gazin helmues të hedhur kundër qytetarëve”.

Postimi i plotë i Braimllarit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbahen në burg protestues të cilët protestojnë për drejtën e tyre dhe lihen të lirë grabitësit shtetëror në Rinas, hajdutët e Unazës së Re, trafikantët e drogës. Sot para gjykatës duhet të ishte Edi Rama dhe Sandër Lleshi, për grabitjen shtetërore në rinas për dhunën dhe gazin helmues të hedhur kundër qytetarëve. Edi Rama nuk mund të trembë një popull të tërë me arrestime politike. Koha e Edi Ramës ka mbaruar është koha e qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?