Braimllari te Unaza e Re: Policia të mos bëhet vegël politike e Edi Ramës
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari i është bashkuar protestës tek ”Unaza e Re” me banorët, ku i është drejtuar kreut të qeverisë me thirrjen se po përplas shqiptarët me njëri-tjetrin.
Sekretari i LSI-së i bëri thirrje policisë që të mos zbatojë urdhrat politike dhe të mos krijojë tensione dhe provokime më banorët. Reagimi i përfaqësuesit të LSI-së erdhi pas deklaratave të banorëve të Unazës së Re që protestojnë, të cilët deklaruan se policia ka marrë urdhër që të shpërndajë protestën. Policia politike e Edi Ramës dhe Sandër Lleshaj kërkon të shtypi natën banorët e Unazës së Re”,- tha Braimllari.
Përfaqësuesi i LSI u bëri thirrje drejtuesve të policisë që të mos bëhen vegla të qeverisë dhe vendimeve politike. “Policia të bëjë kujdes, të mos bëhet vegël politike e Edi Ramës. Edi Rama në grahmat e fundit të pushtetit të tij kriminal. Edi Rama po përplas shqiptarët me njëri-tjetrin. Policia të distancohet nga urdhrat politik”,- tha Braimllari.
Duke akuzuar qeverinë për rrahjen dhe helmimin e qytetarëve, Braimllari u shpreh se “Edi Rama nuk mund të fshihet pas gazit helmues, pasi nuk ka gaz që do shpëtoj Edi Ramën”.
KOHA JONË SONDAZH

