Braimllari: Varrezat e Dëshmorëve në Korçë i ka mbuluar “ferra” nga papërgjegjshmëria e Bashkisë
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari denoncon faktin se Varrezat e Dëshmorëve në Korçë i ka mbuluar “ferra” nga papërgjegjshmëria e atyre që sot drejtojnë Bashkine e Korçë.
“Varrezat e Dëshmorëve në Korçë i ka mbuluar “ferra” nga papërgjegjshmëria e atyre që sot drejtojnë Bashkinë e Korçë.
Në këtë ditë të shënuar për vendin ndjej keqardhje kur shoh se ku prehen dëshmorët e rënë në Korçë.
Dëshmorët, kanë sjell lirinë, na bënë krenar duke na rradhitur në krah të aleancës më të madhe fituese të Luftës së Dytë Botërore. Luftuan për një Shqiperi të lirë në beteja shumë të ashpra ku humbën dhe jetën.
Përgjegjësia e tyre kombetarë ishte shumë e lartë sa në moshë shumë të re, pjesa më e madhe ranë dëshmorë për një Shqiperi të lirë.
Sot Papërgjegjshmëria e Bashkisë Korçë i ka lënë në harresë dhe në mëshirë të fatit, varrezat e atyre heronjve, që dikur nuk kursyen jetën”, shprehet Braimllari.
Varrezat e Dëshmorëve në Korçë i ka mbuluar “ferra” nga papërgjegjshmëria e atyre që sot drejtojnë Bashkine e Korçë….
Pubblicato da Endrit Braimllari su Domenica 29 novembre 2020