“Braktiset” Kosova, “dyndet” Shqipëria

Mijëra kosovarë i janë drejtuar bregdetit të Shqipërisë. Që në orët e para të ditës në pikën kufitare të Morinës kanë mbërritur qindra automjete dhe autobusë për të kaluar fundjavën dhe pushimet në Shqipëri.

Ndryshe nga herët e tjera, Policia Kufitare ka shtuar numrin e sporteleve, sipas ngarkesës nga 10 deri ne 14 sportele, duke krijuar kushte optimale për kalimin e lirë dhe pa vonesa të kufirit. Edhe pse fluksi i qytetarëve të Kosovës ka qenë shumë i lartë, shtimi i sporteleve dhe procedura e përshpejtuar që aplikohet nga Policia Kufitare kanë shmangur radhët dhe kohëzgjatjen në doganë.

Sipas Policisë Kufitare vetëm në orët para të ditës deri në orën 7:00 kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinës më shumë se 820 mjete me rreth 6 mijë qytetarë. Fluksi i lëvizjes është ndjerë përgjatë gjithë Rrugës së Kombit, e cila nga 1 Korriku e në vijim monitorohet me patrulla të përbashkëta të policisë se dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?