Brataj: 30 qendra shëndetësore verore, vijon trajnimi i mjekëve

Me fillimin e sezonit të plazhit shtohen dhe urgjencat mjekësore. Në zonat bregdetare, malore apo në pika të tjera turistike ka qendra shëndetësore. Urgjenca Kombëtare ka gati skemën e ndërhyrjes së shpejtë në 30 qendrat verore që do të hapën së shpejti në zonat turistike të vendit.

Skënder Brataj, Kreu i Urgjencës Kombëtare, tregon se me ardhjen e shumë pushuesve të huaj në Shqipëri kanë ndryshuar edhe format e urgjencës. Krahas traumave nga aksidentet dhe shqetësimeve nga sëmundjet e zemrës, vitet e fundit mjekët po përballen me urgjencat e përdorimit të alkoolit dhe substancave të tjera gjatë festimeve të ndryshme.

Urgjenca Kombwtare po vijon trajnimin e ekipeve të mjekëve dhe specializanteve të cilët do të japin ndihmën e parë në 30 Qendrat Shëndetësore Verore.

SHKARKO APP