“Bravo! As mua mos më kurseni”, pedagogu i Politeknikut i del krahë studentëve të tij
Në protestat e zhvilluara gjatë ditëve të fundit, studentë të disa fakulteteve dhe universiteteve kanë denoncuar me emra pedagogët e tyre, të cilët i cilësojnë të korruptuar dhe kërkojnë Vetting për ta.
Përkundër pedagogëve që bëjnë pjesë në “listën e zezë” ka edhe nga ata që u kanë dalë krah studentëve të tyre dhe i kanë mbështetur duke i shoqëruar në kauzën e tyre.
Njëri prej tyre është edhe pedagogu i Politekniku, Astrit Bardhi, i cili pasi ka ndjekur nismën e studentëve u ka dalë në mbështetje për denoncimin e kolegëve të tij.
Profesor Bardhi i shkruan një studenti:
Te pergezoj Andrea për statusin. Ju mbeshtes per gjithcka. Duhet te dalin te gjithe vemjet që kanë marrë në qafë Universitetin (as mua mos me kurseni). Po i bëni një shërbim të madh ketij vendi Tung”.
KOHA JONË SONDAZH

