Bregdeti shqiptar, ose Golem për fukarenjtë, ose Bllok për të pasurit

Nga Mentor Kikia/Golemi dhe bregdeti i Durrësit në tërësi është shembulli më tipik i shkatërrimit duke ndërtuar.

Ai nuk rregullohet më, pasi është prishur rregullsia e parë urbane. U bënë pallatet para rrugëve dhe kanalizimeve. Tashmë ai është laboratori ku studentet e arkitekturës nga e gjithë bota të vijnë të mësojnë se si nuk duhet ndërtuar një qytet.

Eshtë shembulli më tipik në botë se si degradon një vend kur qeveriset nga hajdutë dhe maskarenj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë Golemi dhe të tjera zona që janë ndërtuar sipas atij modeli, janë zonat turistike të njerëzve më të varfër të Europës që mund të vijë të pushojë në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, vec golemizimit ka edhe një fenomen tjetër në Shqipëri, ky është Bllokzimi.

Këtu nuk ndërtohet rrumpallë dhe për fukarenjtë, por ndërtohet në luks dhe për të pasurit.

Ndërtohen vila, mes pishave dhe me pamje të qartë nga deti. Me vetrata që të shijohet mjedisi në cdo sekondë. Ja, psh, në zonën mes Gjirit të Lalëzit dhe Hamallajt, po ndërtohet një lagje e re pasanikësh.

Vila, mu në breg të detit. Vetëm 5% e popullisë ka mundësi të bjelë këtu. Edhe atje në Palasë, në perlën e paprekur deri tani, vila për shtresën e milionerëve(në eur).

Bllokizmi detar nisi me fshatra të tipit Laguna Blu, por ajo është demode tani.

Bllokmenët e rinj duan vila në qytet, vila në fshat, pranë qyteteve, dhe vila në bregdet.

Nuk jam proletar që urrej të pasurit, edhe pse shumica paratë i kanë vënë duke na zhvatur neve. Por më dhëm dika tjetër.

Shkatërrimi i Shqipërisë. Zonat ende të parekura nga Golemizimi, a nuk mund të vihen në shërbim të ndërtimit të resorteve të mëdha, për të pritur turizmin masiv dhe me komoditet normal?

Përse u duhet vënë në dispozicion fshatrave turistike, që nuk i shërbëjne fare turizmit por vetëm egos dhe pangopshmërisë së oligarkisë politike dhe ekonomike të këtij vendi. Ata që vënë mure edhe brenda në det, që populli të mos ia prekë as rërën as ujin e tyre.

Po turizmi o të babëzitur, o të pangour, a do të bëhet në këtë vend?

Po ata që do të lindin në këtë vend pas nesh, çdreqin do të bëjnë këtu, keni pyetur ndonjëherë?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?