Bregu: 2/3 qytetarëve të Ballkanit thonë se lufta është rrezik për ekonominë

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, në hapjen e Konferencës së 7-të Vjetore të Sigurisë “Jumbo”, tha se siguria e vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë njësoj nën kërcënim, nga radikalizimi, ekstremizmi i dhunshëm, migrimi i parregullt, krimi i organizuar, korrupsioni, keqinformimi dhe sulmet kibernetike.

“Dy në tre qytetarë të Ballkanit Perëndimor besojnë se lufta në Ukrainë përbën një rrezik për ekonominë e tyre. Kur u pyetën për efektin më të madh të luftës, ata veçojnë rënien ekonomike (77.3%) dhe sigurinë e ushqimit dhe gazit (62.6%) si shqetësimin kryesor. Një përqindje dërrmuese e qytetarëve të BP, 85.6% besojnë se lufta në Ukrainë e bën më urgjente investimin në energjinë e rinovueshme.

Shumica e të anketuarve të Ballkanit Perëndimor, 78% janë të shqetësuar për rritjen e fluksit të lajmeve të ndryshme të rreme, keqinformuese dhe propagandistike. Në të njëjtën kohë, 82.9% e njerëzve në BP janë të të njëjtit mendim se bashkëpunimi rajonal mund t’i ndihmojë ekonomitë e tyre për qëndrushmëri të mirë ekonomike për t’iu përgjigjur pasojave negative të luftës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është arsyeja pse të gjitha këto shqetësime madhore nuk do të jenë vetëm pjesë e axhendës së Konferencës së Sigurisë “Jumbo” të këtij viti, por do të vazhdojnë të zënë një vend të veçantë në axhendën e RCC në të ardhmen e afërt”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?