Bregu flet për terrorizëm masiv, e ka për vendimet e…
Ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, e pranishme në një aktivitet, së bashku me presidentin Meta, foli për shifra lufte ku veçoi rastin e Gjykatës së Elbasanit si më flagranti në refuzimin e Urdhrave të Mbrotjes së grave.
“Madje më ngjan që sa më shumë flasim e përpiqemi, aq më agresive bëhet dhuna. I pata kërkuar para dy vitesh nga Parlamenti, Ministrisë së Drejtësisë që të kryente një vlerësim tematik për dhunën ndaj grave, duke monituar vendimet e gjykatave. Në 16 muaj, 6300 raste dhune kanë mbërritur në gjykatë. Por në një pjesë jo të vogël, në 283 raste, gjykatat kanë refuzuar të japin Urdhër Mbrojtje. Ky është terrorizëm masiv”, tha Bregu.
Në mbrëmje ishin të pranishëm edhe këngëtarë si Aurela Gaçe, Olta Boka, Elton Deda, Kejsi Tola, Eneda Tarifa dhe Juliana Pasha.

KOHA JONË SONDAZH

