Bregu i Lumit, Balliu: Policia po dhunon banorët
Klevis Balliu nga radhët e Partisë Demokratike denoncon dhunën e përdorur nga ana e policisë, ndaj banorëve të Bregut të Lumit, sërish mëngjesin e sotëm, gjatë aksionit me fadroma për të shembur shtëpi të tjera.
Sipas Balliut, Policia u ka marrë edhe telefonat me të cilët banorët kanë filmuar përplasjen mes tyre.
“Banorët e Bregut të Lumit janë përballur që në orët e para të ditë së sotme me mercenarët e pushtetit. Ata i janë afruar banesave të qytetarëve, e duke përdorur dhunë ndaj grave, fëmijëve dhe të gjithë banorëve kanë shkatërruar gjithçka që ju ka dalë përpara.
Banorët denoncojnë se Policia i ka marrë edhe telefonat me të cilat ata kanë filmuar përplasjen”, shkruan ish-deputeti.
https://www.facebook.com/klevis.balliu.1/posts/2392941687433481
KOHA JONË SONDAZH

