“Bregu i Lumit”, Banorët: Shtëpitë tona nuk i lëmë pa gjak!

Ka nisur edhe sot protesta e banorëve të “Bregut të Lumit”, banesat e të cilëve rrezikojnë shembjen nga ndërtimi i projektit të “Unazës së Madhe”.

“I bëj thirrje Erion Velisë të ulet në gjunjë me këtë popull fukara dhe të na japë djersën tonë. Të na japë lekët tona, se ky popull ka hedhur djersën këtu.

Ky popull nuk vjen nga Afganistani, janë qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Kemi paguar ujë drita dhe të gjithë taksat.  Vetëm kur të shkelen mbi kufomat tona, se shtëpitë tona nuk i lë pa gjak. Shpiat tona nuk i shemb”, tha një banorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të pranishëm në protestë ishin edhe fëmijë, ndërsa një nga  banorët tha se fëmijët do t’i ndjekë gjithë jetën kjo qëndresë e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Këto janë të gjithë mes stres, këto kujtim do të kenë nga ne baballarët”, tha ai.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2245325059046375/

Vijon…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?