”Bregu i Lumit”/Caka: Dhuna e qeverisë nuk kurseu as gratë, as fëmijët

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka përmes një deklaratë shtypi, ka dënuar dhunën e ushtruar nga polcia në ”Bregun e Lumit”. ”Këto gra po mbronin sot banesat e tyre nga grabitja dhe hajdutëria qeveritare në mënyrë që fëmijët e tyre të kishin një strehë ku të fusnin kokën. Këto gra po mbronin sot gjakun dhe djersën e tyre të hedhur në ato shtëpi”,-tha Caka.

Deklarata e plotë

Jam këtu sot për të denoncuar dhunën shtazarake dhe të pashembullt të qeverisë, të ushtruar te Bregu i Lumit ku nuk kursen as gratë, as fëmijët. Ju ftoj të ndiqni disa pamje. Sot te bregu i lumit, gra të thjeshta dhe punëtore të cilat luftojnë çdo ditë me varfërinë, gra që luftojnë në mënyrë të përditshme për mbijetesë, gra që luftojnë me papunësinë, u përballën me dhunën e shfrenuar të një policie që nuk ka më objekt luftën ndaj kriminelëve por tashmë objekt të saj ka luftën ndaj qytetarëve të thjeshtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto gra po mbronin sot banesat e tyre nga grabitja dhe hajdutëria qeveritare në mënyrë që fëmijët e tyre të kishin një strehë ku të fusnin kokën. Këto gra po mbronin sot gjakun dhe djersën e tyre të hedhur në ato shtëpi. Ushtruesit e dhunës e kanë një emër. Një prej tyre sot është pikërisht Agim Hoxha, kreu i komisariatit nr 4 edhe eprorët e tij që kanë urdhëruar këtë dhunë të pashembullt e kanë një emër. Duke filluar nga Sandër Lleshaj, Kryeministri dhe gjithë të tjerët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjithë këta do përballen me ligjin dhe askush të mos shpresojë që do ti shpëtojë padisë penale të drejtuar Prokurorisë së Tiranës për ta sot. As qeveria dhe as drejtësia e kapur nuk do të munden ti shpëtojnë dot përgjegjësit e asaj dhune të ushtruar te Bregu i Lumit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?