Bregu: Rama akoma vazhdon dhe promovon punët e ish-ministrit të LSI
Vojo Bregu ish-sekretar i përgjithshëm në ministrinë e bujqësisë ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se promovimet që bën qeveria janë akoma ato video kur Panariti ishte në Ministrinë e Bujqësisë. “Dy statuse, e njëjta video, teksti ndryshe”, shkruan Bregu.
Ja postimi tij i plotë:
Dy statuse, e njëjta video, teksti ndryshe. KM ka hequr nga statusi i tij pjesën e fillimit te punimeve për kanalin V1 dhe V2 në Krutje. Me sa duket nuk ka besim që Ministria e Bujqësisë do e fillojë dhe mbarojë këtë kanal të rëndësishëm për atë zonë. Është mjaftuar me promovimin e punës së Panaritit, dhe mirë bën, se fundja ka qenë KM, pavarësisht se e trajtonte Ministrinë e Bujqësisë në atë kohë, si të njerkës.
P.S. Duke mos pasur besim te portali, informoj KM, se supervizori i projektit ka 4-5 muaj që nuk pranon të fillojë punimet me firmën fi.
Dy statuse, e njëjta video, teksti ndryshe. KM ka hequr nga statusi i tij pjesën e fillimit te punimeve për kanalin V1 dhe V2 në Krutje. Me sa duket nuk ka besim që Ministria e Bujqësisë do e fillojë dhe mbarojë këtë kanal të rëndësishëm për atë zonë. Është mjaftuar me promovimin e punës së Panaritit, dhe mirë bën, se fundja ka qenë KM, pavarësisht se e trajtonte Ministrinë e Bujqësisë në atë kohë, si të njerkës.
P.S. Duke mos pasur besim te portali, informoj KM, se supervizori i projektit ka 4-5 muaj që nuk pranon të fillojë punimet me firmën fituese të tenderit, e cila nuk plotëson asnjë kriter të Bankës Botërore.
KOHA JONË SONDAZH

