Bregu: Vendimi për subvencionin e qumështit, mashtrim qeveritar

Vojo Bregu, ish-Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social facebook, lidhur me lajmin se ministria do të subvencionojë me 10 lekë për litër qumshtin e dorëzuar në pikat e përpunimit. Për të, shifrat nuk dalin siç deklarohen.

”I bie të subvencionohen 8.4 MIJË TON qumësht në total. Sipas INSTAT prodhimi vjetor i qumështit është rreth 130 MIJË TON. Pra subvencionohet më pak se 1/10. Diferencën kush do ta subvencionojë?”,-shkruan Bregu.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

KM i akordoi një shumë prej 84 milion lekësh Ministrisë së Bujqësisë, për pagesat për dorëzimin e qumështit lëndë e parë. Subvencionimi do të jetë 10 lek për litër qumështi të dorëzuar në pikat e përpunimit. Pra i bie të subvencionohen 8.4 MIJË TON qumësht në total. Sipas INSTAT prodhimi vjetor i qumështit është rreth 130 MIJË TON. Pra subvencionohet më pak se 1/10. Diferencën kush do ta subvencionojë?

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?