”Brenda 15 korrikut maturantët do të kenë në duar diplomat”, Kushi flet për provimet e maturës

Brenda datës 15 korrik të gjithë maturantët do të kenë në duar diplomat. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi thotë se rezultatet e provimeve do të dalin deri më 300 qershor, kurse të gjithë ata nxënës që duan të studiojnë jashtë, do të marrin diplomën më 5 korrik.

”Edhe datat e shpalljes së rezultateve do të jenë më shpejtë. Deri më 30 qershor maturantët do jenë njohur me vlerësimet e tyre dhe diplomat do t’i marrin në kohë rekord. Ata që duan të konkurrojnë jashtë brenda datës 5 korrik të gjithë do të kenë në duar diplomat e tyre, kurse të tjerët deri në datën 15 korrik”.

Ministrja sqaroi testi i maturës shtetërore do të përmbajë 60 pikë, nga këto 20 pikë me alternativa dhe 40 me zhvillim. Sipas saj kjo bëhet për të vlerësuar më korrekt nxënësin, ndërkohë që ky vendim është konsultuar me të gjitha palët e prekura.

”Në MAS komiteti i Maturës Shtetërore e ka përfunduar rregulloren e përgjithshme me udhëzimet e detajet sesi do zhvillohen provimet e maturës. Testi do të përmbajë 60 pikë, por në ndryshim nga viti i kaluar do të jenë 20 pikë me alternativa dhe 40 pikë do të jenë pyetje me zhvillim. E kemi marrë këtë vendim nisur nga kërkesat e vetë maturantëve, mësuesve dhe specialistëve. Se vlerësimi është ëm korrekt dhe bën diferencën mes nxënësve të mirë e shumë të mirë. Duke u konsultuar me të gjitha palët e interesit, ndërkohë që një vendim i rëndësishëm ka qenë edhe mënyra si do të korrigjohen, se pyetjet me alternativa korrigjohen me skanim në mënyrë elektronike, kurse pyetjet me zhvillim do të vlerësohen nga mësuesit e specializuar e certifikuar ndër më të mirët që kemi. Jo çdo mësues do të jetë vlerësues”,-tha në ”A2cnn”.

E pyetur nëse do të zhvillohen provimet e klasave të pesta dhe të nënta, Kushi theksoi se deri më tani janë për po, por kjo do të varet nga dinamika e situatës së pandemisë. Ministrja u sugjeroi shkollave të mesme që të shfrytëzojnë akademi.al dhe kanalin e dedikuar në RTSH shkolla.

SHKARKO APP