Brenda makinës prej orësh, 35-vjeçari nuk dorëzohet, RENEA e mban nën rrethim
Fshati Vidhisht në Roskovec u trondit mëngjesin e kësaj të premteje nga një krim i rëndë në familje. 35-vjeçari Nertil Buzi, i cili kishte ndryshuar emrin në Refit, shkoi në banesën e ish-partneres, Rozalinda Plaku dhe hapi zjarr me armë gjahu ndaj familjarëve.
Automjeti ku është ngujuar autori i dyshuar është i rrethuar nga forca të shumta policie dhe efektivë të RENEA-s. Negociatat për ta bindur 35-vjeçarin të dalë nga automjeti dhe të dorëzohet pa lënduar veten vijojnë në fshatin Kurjan, ndërsa operacioni i policisë mbetet në zhvillim.
Sipas policisë, 35-vjeçari dyshohet se mëngjesin e sotëm vrau babanë e ish-të dashurës së tij, plagosi nënën e saj dhe mori peng ish-të dashurën, të cilën e liroi disa orë më vonë pas ndërhyrjes së forcave të rendit.
KOHA JONË SONDAZH

