FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Brenda pallatit që u përfshi nga flakët në Tiranë

Pamjet e mëposhtëme vijnë nga një prej apartamenteve në pallatin që u dogj të enjten në Tiranë. Sikurse duket në foto zjarri ka shkaktuar shumë dëme materiale kryesisht në murin e dhomës së gjumit.

Kujtojmë që ditën e sotme, grupi hetimor është duke kryer ekspertizën për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit.

Punonjës të policisë, shërbimit zjarrfikës dhe inxhinierë të pavarur janë duke kryer vlerësimin e dëmeve dhe do të përcaktojnë ku nisi zjarri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në një pajisje elektroshtëpiake.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga zjarri u shkrumbuan 3 apartamente dhe një tjetër apartament u dogj në masën e 30%.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?