Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 13:32 Mbappe kërkon falje ndaj popullit kinez, polemika për deklaratat mbi Mao Ce Dunin Ylli i Real Madridit pranon se komentet e tij ishin të papërshtatshme, ndërsa polemikat në Kinë kanë sjellë anulimin e disa kontratave reklamuese. Edhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
Lajmet e fundit
Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Brenda tre muajve u përhap në çdo kontinent. Misteret e Covid-19 dhe dilemat e shkencës

Aktualitet E enjte, 23 Korrik 2020 20:14
Brenda tre muajve u përhap në çdo kontinent. Misteret e Covid-19 dhe dilemat e shkencës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një nga misteret më të mëdha që lidhen me Covid-19 është shpejtësia me të cilën ai u përhap në të gjithë botën. Filloi në Kinën qendrore dhe brenda tre muajve, u përhap në çdo kontinent, përveç Antarktidës, duke u prishur jetën e përditshme miliona njerëzve. Nëse sëmundja mund të transmetohet nga njerëz të shëndetshëm, atëherë ndoshta ajo do të jetë e pamundur të frenohet.

Studiuesit flasin për mundësinë e frikshme të përhapjes së heshtur të virusit nga bartës pa simptoma ose me simptoma të dobëta. Se çfarë roli luajnë njerëzit e shëndetshëm në shtimin e radhëve të të infektuarve, kjo pyetje mbetet pa përgjigje dhe është në krye të axhendës së kërkimit shkencor.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Trazirat në Tiranë, lirohen 12 protestues. Gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Trazirat në Tiranë, lirohen 12 protestues. Gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Para 19 minutash
E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari

E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari

Para 44 minutash
GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës

GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës

Para 1 ore

Nivelet e virusit rriten përpara kollitjes së parë. Për habinë e shkencëtarëve, rreth 4 në 10 persona të infektuar nuk kanë fare simptoma. Pabesia e këtij virusi është në fokusin e shumë shkencëtarëve tani që shoqëritë po rihapen. Ata pyesin veten se çfarë ndodh nëse përhapësit e heshtur nuk zbulohen para se të jetë tepër vonë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shenjat e para

Qysh në janar, kishte shenja që njerëzit mund ta bartnin virusin pa shfaqur simptoma. Megjithatë, shumë shkencëtarë nuk bindeshin. Koncepti që njerëzit pa dashje mund ta përhapin sëmundjen asnjëherë nuk ka qenë i lehtë për t’u kuptuar, duke filluar nga epidemia e poliomielitit në Amerikën e gjysmës së shekullit të 20 e deri tek përhapja e HIV-it dekada më vonë. Kur u shfaq Covid-19, zyrtarët shëndetësorë mendonin se ky do të ishte si koronavirusët e tjerë dhe se njerëzit i infektonin më lehtë të tjerët kur shfaqnin simptoma si kollë apo ethe.

“Ne mendonim se kjo do të ishte si SARS-i: një periudhë e gjatë inkubacioni dhe asnjë transmetim gjatë periudhës së inkubacionit,” thotë Lauren Ancel Meyers, e Universitetit të Teksasit në Austin.

Në prapaskenë, shkencëtarë si Meyers diskutonin të alarmuar me zyrtarët e shëndetësisë mbi faktet që kishin gjetur për sëmundjen. Duke qëmtuar me kujdes faqet e internetit të departamenteve kineze të shëndetësisë, Meyers dhe ekipi i saj gjetën më shumë se 50 raste midis 21 janarit dhe 8 shkurtit, në të cilat personi që sillte virusin në shtëpi nuk shfaqte simptoma para se të kishte infektuar të paktën një anëtar të familjes. “Kur pamë të dhënat, thamë: “Jo, kjo nuk mund të jetë e vërtetë,” u shpreh Meyers. “Ishte tronditëse”.

Koronavirusi në anijen turistike

Rebecca Frasure, e cila e mori virusin kur ishte duke lundruar në anijen turistike Diamond Princess, u vendos në gjendje shtrati në Japoni nga fundi i shkurtit, e mërzitur që po mbahej në spital edhe pse nuk kishte asnjë simptomë. “Jam krejtësisht e shëndetshme përveç faktit që kam virusin në trup”, tha Rebecca. Pa testime të gjera dhe të shpeshta, është e pamundur të dish se sa njerëz pa simptoma mund ta bartin virusin. Anija Diamond Princess, e cila po qëndronte në Portin e Jokohamës kur në bord shpërtheu virusi, i joshi mjaft studiuesit.

Një model matematik i ndërtuar nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër që synonte të vlerësonte se sa njerëz ishin të infektuar por pa simptoma, tregonte se tre të katërtat e njerëzve të infektuar në anijen turistike ishin pa simptoma. Në shtetin Uashington, doktor Jeff Duchin nxori të dhëna të ngjashme kur një ekip ekspertësh ekzaminuan një shtëpi të moshuarish dhe konstatuan se punonjësit e kujdesit shëndetësor po e përhapnin virusin në institucionet e tjera të kujdesit për të moshuarit.

Në muajin mars, më shumë se gjysma e personave në një shtëpi tjetër të moshuarish që testuan pozitivë nuk kishin simptoma. E gjithë kjo nënvizoi nevojën për të ndryshuar strategji dhe për të pranuar se virusi nuk mund të ndalej dot plotësisht. Dr. Duchin kujton se pas kësaj i tha vetes: “Kjo sëmundje do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për t’u kontrolluar.”

Pyetje pa përgjigje

Hunda dhe goja janë pjesët më të lehta për hyrjen e koronavirusit në trup. Pasi hyn, virusi merr në dorë mekanizmin e qelizës për të kopjuar veten dhe i heq trupit sistemin imunitar për t’u mbrojtur. Nivelet e virusit rriten mjaft në rrugët e sipërme ajrore, e gjithë kjo pa simptoma. Shumë shkencëtarë besojnë se, gjatë këtyre ditëve, njerëzit mund ta përhapin virusin thjesht duke folur, duke marrë frymë ose duke prekur sipërfaqet e ndryshme. Tek njerëzit që vërtet nuk shfaqin simptoma, sistemi imunitar e fiton betejën përpara se ata të ndjehen të sëmurë. Kur filloi të bëhej më e qartë se virusi mund të përhapej nga njerëzit e shëndetshëm, autoritetet shëndetësore të SHBA vendosën të mos prisnin për të dhëna të reja shkencore. Në fillim të prillit, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u rekomanduan njerëzve të mbanin maska.

Disa ditë më vonë, hulumtuesit kinezë publikuan një studim ku thuhej se pacientët kanë veti më të mëdha infektimi dy deri në tre ditë para se të shfaqnin vetë simptoma. Provat vazhdojnë të shtohen dhe Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tani vlerësojnë se 40% e transmetimit ndodh përpara se njerëzit të ndjehen të sëmurë.

Midis shkencëtarëve, veçanërisht tek Organizata Botërore e Shëndetësisë ende ka dyshime. Kjo organizatë e ka ulur rëndësinë e infeksionit nga njerëz pa simptoma, megjithëse kohët e fundit filloi ta pranojë një mundësi të tillë dhe i ka këshilluar njerëzit të mbajnë maska. Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë fajësojnë Kinën për vonesën në shpërndarjen e informacionit rreth përhapjes së heshtur të virusit. Dr. Topol thotë se SHBA mund të kishte organizuar programin e vet të testimit duke bërë sekuencën gjenetike të virusit.

/VOA/

Etiketat e lidhura

Covid-19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mbappe kërkon falje ndaj popullit kinez, polemika për deklaratat mbi Mao Ce Dunin
Para 1 minute

Mbappe kërkon falje ndaj popullit kinez, polemika për deklaratat mbi Mao Ce Dunin

Përplasje te “Ekonomia”, Braçe i përgjigjet deputetes së PD: Ju keni zgjedhur një qëndrim, ne një tjetër
Para 1 minute

Përplasje te “Ekonomia”, Braçe i përgjigjet deputetes së PD: Ju keni zgjedhur një qëndrim, ne një tjetër

Kolo Muani mund të ulet në stol, Juvja në kërkim të një sulmuesi tjetër në janar
Para 17 minutash

Kolo Muani mund të ulet në stol, Juvja në kërkim të një sulmuesi tjetër në janar

Trazirat në Tiranë, lirohen 12 protestues. Gjykata cakton “detyrim paraqitje”
Para 19 minutash

Trazirat në Tiranë, lirohen 12 protestues. Gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
26 Tetor 2026, 10:44

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 23 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 1 ore

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 27 tetor 2026
Para 4 orësh

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 27 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.