Breshëri godet në pranverë, dëme të mëdha në bujqësi dhe pemëtari

Një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me breshër të madhësisë së pazakontë ka goditur fshatrat Tregan dhe Bathës në qarkun e Elbasanit. Kjo duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin bujqësor dhe pemëtarinë e zonës. Sipas banorëve stuhia ka nisur papritur rreth mesditës dhe ka zgjatur për afro një orë, duke lënë pas një panoramë të rëndë shkatërrimi në arat dhe fermat e shumta të zonës. Breshëri me intensitet të lartë dhe madhësi të krahasueshme me kokrrat e lajthisë ka goditur në mënyrë të drejtpërdrejtë kulturat e mbjella të pranverëssi edhe pemët frutore që ndodhen në fazën e zhvillimit më të ndjeshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?