Breshëri plumbash ndaj dy personave, arrestohet 28-vjeçari

Dy persona janë qëlluar me bershëri plumbash nga një 28-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Peqin pas një konflikti për modive të dobëta.

Policia arrestoi “Albi Bashalia u bë pasi në fshatin Gjocaj , gjatë një konflikti  për motive të dobëta dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasve V.SH, 57 vjeç, banues në fshatin Gjocaj dhe A.B, 38 vjeç, banues në Peqin”.

Si pasojë  e të shtënave, fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje  në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 18 gëzhoja armë zjarri model 56 të kalibrit 7.62mm, 1 fishekë  i pa plasur  model 56 të kalibrit 7.62mm, automjeti tip Volkswagen me targa AA 226 ES në pronësi të shtetasit A.B, 38 vjeç, banues në Peqin

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia vazhdon punën për gjetjen e armës së zjarrit  dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për  veprën penale “Vrasja me dashje mbetur në tentativë” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”  parashikuar  nga  nenet 76, 278, 150 dhe 22 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?