Brisida Shehaj: Rafineria e Ballshit, aset strategjik! Shteti i ka mundësitë për të zgjidhur kërkesat e naftëtarëve

Brisida Shehaj, nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën thotë se qeveria duhet të zgjidhë problemin e naftëtarëve që janë në grevë urie.

Në një intervistë dhënë për televizioni “Syri”, Shehaj foli mbi 2 standardet e qeverisë “Rama”, ku  nga njëra anë miliona euro për incerenatorët, ndërkohë naftëtarët në grevë për pagat e prapambetura.

“Në vitin 2017, vendimi i gjykjatës, njohu detyrimet e një kompanie ruse ‘Gun Borin’ ndaj naftëtarëve. Detyrimet e krijuara nga viti në vit, e vendosin shteti në pozicion jo komod. Flasim për aset strategjik ku ushqehen 1000 familje”, tha Shehaj.

Po ashtu, Shehaj rikthehu në vëmendje marrëveshjet e vitit 2013, ku kompania “Bankers” kishte pranuar t’i jepte naftë bruto rafinerinë së Ballshit.

“Shteti në vitin 2013 hyri në tratativa me Bankers. Do i jepte naftën bruto rafinerisë. Shteti bën rolin e arbitrit në çdo moment. Në vitin 2017 ngrihet kompani përmbarimore dhe i bllokon asetet. Del në ankand si aset dhe i kalon një banke X. Administrata padit kompaninë përmbarimore dhe investitorin dhe janë në proces gjyqësor. Kryeministri që flet për çdo gjyqtar, të flasë edhe për këtë dosje, i ka mundësitë. Mund të përdori Avokaturën e Shtetit. Nga viti 2013 – 2016, ajo që kam kërkuar nga qeveria ishte që të mos vinin një kompani X, të shtonte ca detyrime dhe të ikte. Shteti kishte mjaftueshëm kohë për ta garantuar procesin mbi këto detyrime ligjore. Më thjesht, te një parukeri se sa te një kompani e huaj offshore në Qipro”, tha Shehaj.

E pyetur se përse nuk vepron përmbarimi, Shehaj theksoi se ata nuk kanë asnjë aset në Shqipëri.

“Kam përshtypjen se s’kanë asnjë aset në vend. S’ke çfarë të sekuestrosh. Sipas Ramës, për të zgjidhur hallin e naftëtarëve, marrëdhënia është privat-privat, për të sjellë investitorë të huaj, nuk qenka privat-privat. Janë 120 milionë euro detyrime dhe kanë amortizuar rafinerinë. Investitori do bëjë analizë para investimit. Ka humbur kjo analizë me këtë qeveri. Nuk janë budallenj të huajt. Rama duhet të ulet dhe të diskutojë me naftëtarët. Por kur të shkosh të kesh një zgjidhje. Ka një vit që e di këtë problematik. Prandaj duhet të kishte gjetur zgjidhjen, sepse i ka mundësitë”, u shpreh Brisida Shehaj, nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën.

SHKARKO APP