Britani, zbulohet plani i ISIS-it për të vrarë mbretëreshën Elizabeth

 

Shërbimet e inteligjencës dhe policia britanike kanë zbuluar planin e Shtetit Islamik për të vrarë mbretëreshën Elizabeth."Daily Mail” shkruan se ISIS kishte planifikuar të vriste mbretëreshën më 15 gusht, gjatë ceremonisë që pritet të organizohet për të përkujtuar fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Mësohet se terroristët kishin planifikuar të shpërthenin një tenxhere me presion, të ngjashme me atë që u përdor në maratonën e Bostonit në vitin 2013, transmeton BW.

Pavarësisht zbulimit të komplotit, mbretëresha nuk është trembur dhe është shprehur e vendosur për të marrë pjesë në ceremoni, në përkujtim të të rënëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ceremonia do të zhvillohet në Londër më 15 gusht dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga BBC.

Përveç mbretëreshës, do të jenë të pranishëm edhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, përfshi edhe princin Carlo, i cili gjithashtu është vendosur në shënjestrën e ISIS.

SHKARKO APP