Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Britanikët vendosin sanksione ndaj kolonëve izraelitë, Izraeli njoftoi mbylljen e konsullatës britanike në Jerusalem

Aktualitet E mërkurë, 9 Shtator 2026 09:34
Britanikët vendosin sanksione ndaj kolonëve izraelitë, Izraeli njoftoi mbylljen e konsullatës britanike në Jerusalem
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Britania e Madhe synon të ndalojë importin e mallrave nga vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor të lumit Jordan. Si reagim Izraeli njoftoi mbylljen e konsullatës britanike në Jerusalem.

Britania e Madhe do të ndalojë në të ardhmen importin e mallrave nga ngulimet izraelitenë Bregun Perëndimor të lumit Jordan, të cilat përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Këtë e njoftoi ministri i Jashtëm Ed Miliband në një fjalim para Dhomës së Ulët në Londër. Ai tha se këto vendbanime janë të paligjshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mbretëria e Bashkuar do t’i konsiderojë tani si të paligjshme jo vetëm ngulimet izraelite, por të gjithë pushtimin izraelit të Bregut Perëndimor të lumit Jordan. Sipas Miliband sanksione do të vendosen edhe ndaj kujtdo që mbështet ose financon ndërtimin e vendbanimeve të reja të paligjshme. Ndalimi i tregtisë pritet të hyjë në fuqi brenda gjashtë deri në nëntë muajve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Njoftimi i qeverisë së Londrës përbën një riorientim të politikës së jashtme britanike. Qeveria e kryeministrit të mëparshëm Keir Starmer ishte dukshëm më e butë në kritikat e saj ndaj politikës izraelite të ngulimeve.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 1 ore
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 1 ore
Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 8 orësh

Sipas ekspertëve vendimi i Britanisë së Madhe ka mbi të gjitha karakter simbolik dhe ndikimet ekonomike të sanksioneve pritet të jenë të kufizuara. Prodhimet kryesore që vijnë nga ngulimet në Bregun Perëndimor të lumit Jordan janë hurmat, agrumet, bimët aromatike dhe vera. Këto përbëjnë vetëm një pjesë shumë të vogël të eksporteve të përgjithshme izraelite.

Izraeli njofton mbylljen e konsullatës britanike
Presidenti i Izraelit, Izhak Herzog, e kritikoi vendimin e Britanisë së Madhe, duke e cilësuar atë si një “gabim të rëndë vlerësimi”. Ai u shpreh gjithashtu për një “ndërhyrje” në zgjedhjet e ardhshme në Izrael, të cilat do të mbahen në fund të tetorit. Sipas parashikimeve kryeministri Benjamin Netanjahu pritet të përballet me një garë të fortë me opozitën.

Si reagim ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, njoftoi ndër të tjera, se Izraeli do të mbyllë konsullatën britanike në Jerusalem. Po ashtu Izraeli do të vendosë ndalim hyrjeje për dymbëdhjetë politikanë dhe aktivistë britanikë, mes tyre edhe ish-kreut të Partisë Laburiste britanike, Jeremy Corbyn.

Dhuna e kolonëve është rritur ndjeshëm
Gjithsej dymbëdhjetë shtete, mes tyre Britania e Madhe, Franca, Kanadaja, Danimarka dhe vende të tjera, kanë njoftuar në një deklaratë të përbashkët se do të vendosin kufizime tregtare, ose do të shqyrtojnë masa të ngjashme, për mallrat që vijnë nga ngulimet izraelite që konsiderohen të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare. Sipas deklaratës Holanda, Irlanda, Belgjika, Spanja dhe Norvegjia e kanë ndaluar tashmë importin e mallrave nga këto vendbanime ose janë në proces të zbatimit të një ndalimi të tillë.

Gjermania nuk e ka nënshkruar këtë deklaratë, mmegjithatë edhe qeveria gjermane së fundmi e ka kritikuar në mënyrë të pazakontë të ashpër veprimin e Izraelit në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.

Dhuna e kolonëve izraelitë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të lumit Jordan është rritur në mënyrë dramatike. Izraeli e mban nën pushtim Bregun Perëndimorqë nga Lufta Gjashtëditore e vitit 1967. Përveç rreth tre milionë palestinezëve, atje jetojnë tashmë edhe më shumë se 500.000 kolonë izraelitë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e vlerësoi në vitin 2024 politikën izraelite të vendbanimeve në territoret e pushtuara palestineze si shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Megjithatë qeveria aktuale e kryeministrit Benjamin Netanjahu po e nxit masivisht ndërtimin e vendbanimeve të tjera të reja.

DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 8 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 10 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 13 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 15 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 15 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.