Brukseli solidarizohet me Vuçiçin

 

Përfaqësuesja e lartë për politikë dhe siguri, Frederika Mogherini, i ka shprehur sot solidaritetin kryeministrit serb Aleksander Vuçiç, për sulmin ndaj tij në Potoçare. Bashkë me të edhe një numër i madh i zyrtarëve të lartë të BE-së e kanë dënuar sulmin.

“Shpreh solidaritetin me Vuçiçin, i cili sot shkoi në Srebrenicë. Paqja arrihet vetëm me pajtim”, ka shkruar Mogherini në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe zyrtarët tjerë në Bruksel kanë shprehur keqardhje për sulmin ndaj kryeministrit serb.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tornbjorn Jagland, sekretar gjeneral i Këshillit të Europës, Johanes Hahn, komisar për politikën e fqinjësisë dhe negociata, Tanja Fajon, deputete e Parlamentit Evropian si dhe zyrtarë të tjerë kanë thënë se në Potoçare do të ishte më mirë të përdoreshin fjalët se sa gurët./Illyria

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?