”Brussels Times”: S’ka azil në Belgjikë. MB: Grupet kriminale…

Rritja e numrit të kërkesës për azil në Belgjikë nga shqiptarët, ”detyroi” Sekretarin e Shtetit për Azilin dhe Emigracionin, Theo Francken, që të vijë në Tiranë. Vizita zyrtare u bë me dije që në muaj maj. Lajmi u dha nga mediet belge, të cilat shkruanin se zyrtari i lartë do të përcjellë mesazhin se nuk sheh arsye pse shqiptarët të kërkojë azil në Belgjikë, kur Shqipëria është vend i origjinës së sigurtë.

Ndërsa sot, një tjetër medie ka pasqyruar ardhjen e Francken në Shqipëri. “Brussels Times”, shkruan se shumë shqiptarë përpiqen të aplikojnë për azil. “Në vitet e fundit Belgjika ka marrë një numër të konsiderueshëm të kërkesave për azil nga shqiptarët, më shumë se çdo shtetas tjetër europian. Në Francë në vitin 2017, shqiptarët ishin kontigjenti më i madh i azilkërkuesve, më shumë se afganët, sudanezët, sirianët apo shtetasit e ndonjë vendi tjetër krizash”,-shkruan kjo medie.

Europa, duke përfshirë Belgjikën, e cilëson Shqipërinë si një “vend të sigurt”. Por kjo nuk i ndalon autoritetet të shqyrtojnë kërkesat individuale për azil nga ky vend në përputhje me Konventën e Gjenevës, e cila mbron viktimat e mundshme të persekutimit, për arsye të racës, fesë, grupit social ose opinionit politik, nga çdo vend. Aplikimet nga qytetarët e vendeve të sigurta trajtohen sipas një procedure të shpejtë, por për shqiptarët shkalla e miratimit është veçanërisht e ulët. Në Belgjikë është 5%.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj priti Theo Francken, ku palët diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit lidhur me frenimin e fenomenit të migracionit të paligjshëm dhe azil kërkimit. Në takim u diskutua për masa dhe iniciativa konkrete në të ardhmen në këtë fushë. Ndërkohë, Xhafaj e falenderoi Francken për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas takimit me ministrin Xhafaj, Francken doli në një konferencë të përbashkët me zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila theksoi vendosmërinë për goditjen e grupeve kriminale që janë të përfshira në azilin e paligjshëm.

“Kemi bërë fushata intensive sensibilizuese; masa administrative dhe procedime për favorizuesit dhe nxitësit e azilit të paligjshëm; kemi proceduar punonjës policie që duke shpërdoruar detyrën apo përmes korrupsionit lejonin kalimin e personave me probleme në dokumentacion për të udhëtuar në Shengen; si dhe jemi të vendosur për goditjen e grupeve kriminale që janë të përfshira në këtë veprimtari”.

Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?