Bujanoc, Ministrja Shahini Takim me Homologun Serb

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini është takuar në Bujanoc të Serbisë me homologun e saj Mladen Šarčević, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik në Republikën e Serbisë.
Të pranishëm në takim kanë qenë gjithashtu Kryetari i Zyrës së Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Zoran Stanković, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa dhe Ambasadori Shqiptar në Serbi, Ilir Boçka.
Gjatë takimit, u diskutua problematika e mungesës së librave shkollorë në gjuhën shqipe në Serbi. Në këtë kuadër, Ministrja Shahini shprehu mundësinë e përdorimit të teksteve tona që përdoren në shkollat e Shqipërisë, pasurimin e bibliotekave shkollore me libra në gjuhën shqipe, si dhe ofroi gjithë ekspertizën e nevojshme kurrikulare të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).
Oferta e Ministres Shahini u pranua në parim, ndërsa tani në vijim ngelet të detajohet edhe realizimi teknik i planit në mënyrë që të ketë arsim më cilësor për të gjithë shqiptarët në Serbi. Gjatë vizitës, Ministrja Besa Shahini vizitoi edhe një shkollë fillore në Bujano

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?