Bujar Leskaj kundërshton vendimin e Berishës për dorëheqjen e kryetarëve të degëve të PD, nëse ….
Bujar Leskaj ka kundërshtuar me argumenta se pse nuk është dakort me vendimin e kryesisë së PD në Selinë Blu që nëse një kryetar dege PD-ja në rrethe synon të kandidojë për deputet, duhet të jap dorëheqjen.
Deputeti vlonjat thekson ndër të tjera se kjo do ta përçajë PD dhe do të krijojë qejfmbetje në bazën e PD, pasi kryetarët janë zgjedhur me votë dhe jo me emërim.
Ja se çfarë shton me tej Bujar Leskaj: “Në këndvështrim tim Kryetarët e Degëve të Partisë Demokratike nuk kanë pse të dorëhiqen nga pozicioni, të cilën e kanë fituar e mbajtur me votën e anëtarësisë së Partisë Demokratike, si votëbesim e proces i mirëfilltë primaresh.
Çdo ndryshim i këtij parimi do të përbënte një shkelje të frymës demokratike që Partia Demokratike përfaqëson.
Kryetarët dhe sekretarët e degëve, janë individë, të cilët kanë mbartur aktivitetet partiake në degët e qyteteve të tyre, duke qenë valenca politike më e lartë e frymës së Partisë Demokratike në qytetet përkatëse.
Primaret, sëpari duhet të fillojnë nga votëbesimi ndaj Drejtuesve Politikë në Qarqe ose në të kundërt çdo Drejtues Politik, po nuk ju nënshtruan Primareve, të vendosen në listën e hapur.
Në gjykimin tim, Kryetarët e Sekretarët e Degëve, qofshin aspirantë apo jo për deputetë të ardhshëm duhet të kualifikohen të votëbesuar, për t’u nominuar në përzgjedhjen e kandidatëve, në ndërtimin e listës përfundimtare.
Lista përfundimtare natyrisht duhet/do të vendoset nga Kryetari i Partisë Demokratike dhe çdo kandidat duhet të pranojë paraprakisht një kod etiko-politik në respektimin pa kushte shtesë të çdo pozicioni të dalë nga ky vendim.
Sot për Partinë Demokratike është i nevojshëm sinergjizimi i strukturave, duke nisur nga Kryetari Prof.dr.Sali Berisha,Kryesia e partisë,drejtuesit politikë të qarqeve,kryetarët e degëve,kryesitë e tyre, çdo kryetar e sekretar grupseksioni e seksioni, anëtarët e demokratët e pandarë, si strategji e fitores, e cila funksionon në harmoni.
Nëse njëra nga këto hallka shkëputet, shkakton konfuzion, dobësi, destabilizim dhe çdo shpërqendrim nga këto prioritete e çdo gabim në primare do të ishte shumë e dëshiruar nga/për kundërshtarët tanë politikë, të cilët do të përfitonin të thellonin diversionin e tyre ndaj Partisë Demokratike. Sot nuk na falet asnjë gabim!” shkruan Bujar Leskaj.
KOHA JONË SONDAZH

