Bujar Nishani: Lulzim, jep dorëheqjen! Bëja këtë të mirë PD-së përballë Ramës!
-Nishani u shpreh se PD mashtroi qytetarët dhe demokratët dhe nuk arriti të mbante premtimin për mbrojtjen e votës. Ish-presidenti deklaroi se është e vërtetë që zgjedhjet u blenë dhe u vodhën nga kjo qeveri, por PD-ja duhet të shohë të vërtetën në sy dhe të kuptojë se përse nuk mbrojti votën dhe përse nuk frymëzoi më shumë njerëz për të dalë në votime-
Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur të mbajë më 13 qershor zgjedhjet për kreun e ri të saj. Forumi i lartë i PD-së, vendosi që në datën 23 maj të zyrtarizohen kandidaturat për postin e kreut të PD dhe më pas të nis fushata brenda partisë. Në mbledhjen e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD-së nuk kanë munguar debatet. Ish-presidenti Bujar Nishani dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të PD si dhe Fatbardh Kadilli i cili është i vetmi që deri tani ka dalë përballë kreu të PD-së, Lulzim Basha. kanë hedhur akuza të ashpra në drejtim të kreut aktual.
Në Këshillin Kombëtar, Bujar Nishani ka deklaruar se Basha duhet të japë dorëheqje të parevokueshme nga drejtimi i partisë. Ai shtoi se pas dorëheqjes së kryetarit, PD duhet të bëjë një analizë reale të rezultatit në çdo degë. “Z.Basha jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i Partisë përpara se të shpallësh zgjedhje për kryetar partie. Por a është kjo zgjidhja e vetme? Padyshim që jo. Duhet ngritur një komision real për analizë kudo nëpër degë e statut të ri, për të krijuar këshill përsëri, senat, referendum.Komisioni mund të ketë marrë vendime të gabuara, por është e pamoralshme t’u thuash të përjashtuarve se komisioni nuk ka tagër, kontratën e keni me Lulzim Bashën. Lideri është lider, sillet me burrni”,- deklaroi Bujar Nishani gjatë fjalës së tij.
Nishani u shpreh se PD mashtroi qytetarët dhe demokratët dhe nuk arriti të mbante premtimin për mbrojtjen e votës. Ish-presidenti deklaroi se është e vërtetë që zgjedhjet u blenë dhe u vodhën nga kjo qeveri, por PD-ja duhet të shohë të vërtetën në sy dhe të kuptojë se përse nuk mbrojti votën dhe përse nuk frymëzoi më shumë njerëz për të dalë në votime.
“Në zgjedhje ose fiton ose humb! Në mes nuk ka ! Ne po e nisim legjislaturën e shtatorit të 2021 atje ku e lamë legjislaturën e shkurtit të 2019. Pra, thjesht jemi kthyer 2,5 vite pas ! U dhanë garanci demokratëve se vota e shqiptarëve nuk do të preket, nuk do të tjetërsohet, nuk e mbajtëm fjalën! Deklaruam se fitorja është në kuti, kur proçesi i votimit u mbyll. I gënjyem demokratët!”,- tha Nishani.
Dorëheqjen e Lulzim Bashës e ka kërkuar në mbledhjen e kryesisë dhe Fatbardh Kadilli. Ai deklaroi se një Basha nuk duhet të rikandidojë më për drejtimin e partisë. “Nuk je i pazëvendrësueshrëm. PD ka shumë njerëz të mirë. Jep dorëheqjen e parevokueshme. Je humbës i përsëritur prej defekteve personale. Drejtove çdo gjë vetëm dhe pa forume, pa përfshirë askënd. Nuk je aspak i nevojshëm për luftën institucionale për votën. Humbja është e jotja, përgjegjësia e jotja. Të kemi mbështetur duke sakrifikuar identitetin tonë dhe profilin politik, karrierën dhe çdo gjë”,- tha Kadilli. Kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ka replikuar me askënd prej prej kundërshtarëve të tij në dy mbledhjet e zhvilluara dje, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar. Në fjalimin e tij, Basha ka folur për bashkim të gjithë demokratëve dhe vijimin e betejës me qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Basha u shpreh se në PD ka vend për të gjithë dhe demokratët nuk mund të pranonin që të bëheshin pjesë e bandave për të mundur atë që e quajti regjimi i Edi Ramës. Sipas Bashës, armiku i demokratëve dhe shqiptarëve është regjimi dhe jo beteja me njeri-tjetrin. “Në këtë parti ka vend për të gjithë, ka vend për idetë e gjithsecilit mbi mënyrën se si duhet cuar përpara beteja me regjimin Rama-Doshi. Megjithatë, kam bindjen dhe ndjesinë e fortë se nuk mund të kemi vizione të ndryshme mbi 25 prilllin. Sepse nëse zgjedhjet e 25 prillit janë një episod që do të mbulohet nga turpi në historinë e pluralizimit, nëse e kemi të qartë se 25 prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore në historinë e pluralizimit, atëherë nuk mund të pranojmë që gishti duhet drejtuar në këtë sallë, përpara se ta drejtojmë te kundërshtari që kemi përballë”,- tha kreu i PD.
KOHA JONË SONDAZH

