Bujar Nishani tregon pse studentët i thërrisnin me nofkën “gjermani” dhe sa ushtarak është në familje

I ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ka qenë i ftuar ish-presidenti Bujar Nishani, i cili ka folur edhe për jetën e tij persnale.

Ai ka rrëfyer historin e shkollimit të tij në Tiranë, në vitin 1980, dashurinë për gjuhën frënge dhe si përfundoi në një shkollë ushtarake. Që fëmijë ai e ka dëshiruar shumë indipendecën dhe kjo ka qenë një nga arsyet kryesore pse u largua nga familja. Pas përfundimit të studimeve në shkollën ushtarake, në moshën 22 vjeç u bë pedagog dhe studentët e tij 20-vjeçarë i thërrisin me nofkën “gjerman” për shkak të qëndrimit të tij strikt, uniformës dhe mustaqeve që kishte. Pra look-u i tij tregonte më së miri dhe personalitetin e tij.

Bujari tregon se shumë njerëzve i duket shumë strikt dhe serioz dhe i rreptë, por si në marrëdhënie me të tjerët ashtu dhe me familjen ai është një njeri shumë i hapur dhe liberal.

Unë kam ardhur në shkollën Skënderbej në vitin 1980. Ishte dëshira ime për të krijuar një jetë indipetente . Kam qenë një njeri që më ka pëlqyer indipendenca dhe doja të largohesha nga familja. Në atë kohë të largoheshe nga familja ishte të shkojë në një shkollë që jetoje në ambientin e konviktit dhe të shkollës. Pasioni dhe dëshira ime ishte të studioja për gjuhën frënge. I plotësoja të gjitha kushtet nga ana e mesatares. Lagjes ku unë jetoja në Durrës iu dha vetëm një vend në shkollën e Gjuhëve të Huaja. Në ishim dy persona që kërkonim studimin e gjuhës frënge, ishim të dy nga e njëjta klasë dhe ishim të dy me mesataren 10. Unë nuk pata fatin ta merrja atë, e mori shoku i klasës, kështu që unë mbeta dhe më ofruan ata të lagjes një vend në shkollën “Skënderbej”. Në ambjentet urbane nuk preferohej shkolla ushtarake sepse ti shkoje në një vend të izoluar, në një vend që kishte disiplinë dhe jeta ishte e vështirë. Ishte ambjent meshkujsh, nuk kishte vajza.

Unë e pranova për dy arsye, së pari doja të largohesha me çdo kusht dhe jo se kisha ndonjë ambient prblematik në familje, kishim një ambjent shumë të këndshëm, por doja të kisha një jetë indipedente. E dyta ishtë një arsye familjare që lidhej me një të afërmin tim si cili kishte humbur jetën në një moshë shumë të re, ishte një njeri shumë i afert i imi dhe që kishte qënë sportist, boksier në shkollën ushtarake. Pra ishte një histori familjare.

Ishim 5 djem që shkuam nga qyteti i Durrësit dhe nga këta të pestë vetëm unë e përfundova, ata e lanë në mes. Kam pasur përfitime nga ana e karakterit, disiplinimit, të racionalitetit, të shumë elementëve që njeriu i ka të domosdoshme”, u shpreh Bujar Nishani.

Arjon Muça: Sa ushtarak jeni në familje?

Bujar Nishani: Varet në aspekte të ndryshme. Në familje ne kemi pasur një jetë liberale. Nuk e di pse, natyra ime është një natyrë liberale përtej të qënit strikt në sjelljen personale, në raport me tjetrin kam qenë natyrë liberale. Kjo nuk është çështje dëshire, është çështje e të qenit. 

Kur përfundova studimet në 89 pata fatin të qëndroja pedagog aty. Imagjino në 22-vjeçar kur studentët janë 20 vjeç. Më vunë nofkën “gjermani”, nuk e di pse, ndoshta uniforma, qëndrimi strikt i imi, mustaqet i mbaja që në atë kohë. Por në familje nuk e kanë ndjerë asnjëherë këtë, madje shpesh herë gruaja ime më tregon se shoqet e saj i thonë thonë gjithmonë, boo sa i rreptë Buajari kur del në televizor ,e shkreta ti se çfarë heq ti në shtëpi. Por absolutisht jo, kemi pasur një jetë shumë të hapur. 

Djali vendosi të shkonte në Austri sapo mbari klasën e 9-të dhe mesa duket ai ka trashëguar atë dëshirën për të qenë i pavarur si unë. Ishtë një zgjedhje e tij, vajti atje dhe kur ishte në vitin e tretë të shkollës së mesme fillova bashkë me bashkëshorten time ta ngacmonim për projektimit të studimeve në fakultet dhe kishim dëshirë që të shkonte në mjekësi. Filluam t’ja artikulonim mjekësi mjekësi gjithë kohës dhe na tha mos u lodhni kot se vetëm në mjekësi që nuk shkoj. Sapo filloi maturën na pyeste shiko se erdhi fundi, çfarë mendoni e ne i thoshim nuk dimë gje, vendose vetë. Ai e kuptoi që ne po e provokonim. Ai vazhdimisht na pyeste dhe ne qëndruam stoikë në qëndrimin tonë. Në fund ai aplikoi për mjekësi dhe para një muaji është diplomuar. 

SHKARKO APP