Bujar Qamili “i ven” zjermin Shkodrës, tue ju kallzu se “Qejfi bahet me shkodranë”

Sonte Shkodra ka me përjetu nji natë të magjishme. Nga krejt mramjet qi kanë ndezë Shkodrën zjerm, në këtë zgjim të jetës së kulturës dhe eventeve që e kanë rilind Shkodrën, tue i’a rikthue nderin dhe lavdinë e kahershme, kjo ka me ken, ma e zjermta prej tanave.
Sepse, “Mjeshtri i Madh” Bujar Qamili, i shoqnum nga Artiola Toska, Shkëlzen Jetishi dhe Mateus Frroku, vjen në një koncert recital të ideuar dhe organizuar nga Bashkia Shkodër nën kujdesin e veçantë të kryebashkiakut, Benet Beci, për ta çu shpirtin shkodran përmes kangës dhe kremtes së muzikës në nji dimension të ri, tue kthye freski në Shkodrën e zërave dhe zemrave që e shndërruan kyt qytet në nji tempull arti.

“Shkodra pret një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të këtij viti!”, shkruan në postimin e tij në mediat sociale kryebashkiaku Beci.
Në një atmosferë festive, ku “Qejfi bahet me shkodranë”, organizatorët ftojnë të festojmë së bashku muzikën, kulturën dhe shpirtin shkodran!
Jo vetëm nga Shkodra e rrethinat, por nga tan Shqipnia janë sonte n’Shkodër me zemër e me shpirt, me këndu e me festu, me ken në këtë natë të madhe të muzikës dhe festës me të madhin e kangës shkodrane, me Bujar Qamilin.
Për ma shumë, kush ka me mujt me ken sonte n’Shkodër ka me e provu. Të tjerët kanë për ta përcjellë këtë festë të këngës qytetare shkodranë, këtë kremte të këngës dhe gazmimit përmes mundësive të tjera të shumta që do ta çojn kangën dhe Bujar Qamilin krejtkund e duan dhe e duartrokasin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Albert Vataj

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?