Bujar Qamili: Një dhuratë për Shkodrën në këto ditë të vështira

Shkodra, artdhashësja ditët e fundit është kthyer në mollë sherri mes pushtetit vendor dhe atij qeveritar. Mjeshtri i madh Bujar Qamili këndoi për rreth 60 minuta në qendër të qytetit të Shkodrës për të thyer pak mërzinë e këtyre ditëve të vështira për qytetarët e Shkodrës. Edhe pse në ballkonet e shtëpive të tyre, shkodranët duartrokitën pafund duke prishur heshtjen e thellë të këtyre ditëve. Një situatë e tillë është aspak e zakontë për mjeshtrin e madh, po ai është optimist se gjithçka do t’i rikthehet shumë shpejt normalitetit. ”Kam dhënë shumë koncerte dhe recitale, por ky i sotmi do të mbetet në historinë time dhe do ta kem kujtim gjithë jetën. Është hera e parë që këndoj në një shesh të tillë, por me një spektator të shkëlqyer”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?