Bulevardi i ri fasadë, rrugët dytësore në Tiranë pa standarde

Rrugët që lidhen me bulevardin e ri në Tiranë janë lënë në harresë nga bashkia e Tiranës. Megjithëse një pjesë e tyre janë inauguruar disa muaj më parë, situata në to është problematike dhe drejtuesit e automjeteve e konsiderojnë si një burim aksidentesh. 

Bulevardi i ri në Tiranë është vetëm fasada e punës së bashkisë, rrugët që ndodhen pas saj janë realiteti i  situatës së infrastrukturës së rrugëve  në kryeqytet.

“Kjo nuk është normale”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk ka as sinjalistike”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky kryqëzim gjithashtu është jashtë çdo standardi.

Trotuaret e ngushtë, dhe mungesa e sinjalistikës horizontale dhe vertikale shqetësojnë edhe banorët e kësaj zone.

“Trotuari është i ngushtë dhe makina ka shumë”

Por vështirësi në qarkullim nuk shkaktojnë vetëm rrugët e prishura dhe me gropa por edhe kjo urë e ngushtë dhe pa standarde.

Kryesisht bashkia e Tiranës është kujdesur që në rrugët kryesore të investojë për tu dukur bukur, por duket se ka harruar të kujdeset dhe për banorët më në periferi. /Ora News

Ora News - Bulevardi i ri fasadë, rrugët dytësore në Tiranë pa standarde

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?