Bulevardi i ri, Veliaj: Kthim tek projekti origjinal

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka inspektuar paraditen e kësaj të hëne nisjen e punimeve në zonën tek lumi i Tiranës.

Gjatë këtij inspektimi, Veliaj ka shpallur edhe rikthimin e bashkisë së kryeqytetit tek projekti fillestar për bulevardin e ri të Tiranës.

“Zona e lumit dhe bulevardi i ri do të kthehen në zona rezidenciale dhe tregtare. Po negociojmë me kompaninë britanike për t’u kthyer në idenë origjinale për bulevardin, e cila nënkupton një park qëndror në mes të zonës”, ka deklaruar Veliaj.

Ai ka dhënë garancinë e tij, se brenda mandatit të parë kjo zonë do të kthehet ndër më të lakmuarat në kryeqytet. 

 

 

 

SHKARKO APP