Bullgaria bllokon fillimin e bisedimeve me Maqedoninë, e miraton për Shqipërinë

Bullgaria ka refuzuar të miratojë kornizën negociuese të Bashkimit Evropian për Maqedoninë e Veriut, duke bllokuar fillimin zyrtar të bisedimeve të saj të pranimit nw BE.

Ekaterina Zakharieva tha se Sofja nuk mund të mbështeste aktualisht fillimin e negociatave mes BE-së dhe Shkupit, për shkak të gjuhës dhe dallimeve historike midis Maqedonisë Veriore dhe Bullgarisë.

“Në këtë fazë, Bullgaria nuk mund të mbështesë draftin e kornizës negociuese me Republikën e Maqedonisë Veriore dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare,” tha ministrja pas përfundimit të Këshillit të sotëm të Punëve të Përgjithshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendet e BE-sw ranë dakord në mars që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund të fillojnë negociatat për t’u bashkuar me Bashkimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fillimi zyrtar i këtyre negociatave të pranimit me dy vendet e Ballkanit do të ndodhte në dhjetor.

Zakharieva tha se Bullgaria kishte miratuar kornizën negociuese për Shqipërinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?